Zjarr në një plevicë në fshatin Barmash, Kolonjë
Një zjarr masiv ka përfshirë një plevicë me bazë ushqimore për bagëtitë në fshatin Barmash, Kolonjë. Plevica është në pronësi të shtetasit Genti Zeneli, dhe raportimet e para tregojnë se zjarri ka shkrumbuar pjesën më të madhe të ushqimit të destinuar për bagëtitë.
Menjëherë pas marrjes së informacionit, në vendngjarje janë dërguar dy mjete të shërbimit zjarrfikës të bashkisë Kolonjë, tre zjarrfikës dhe Inspektori i Drejtorisë së Shërbimit Zjarrfikës (D.SH.Z). Në operacionin për shuarjen e flakëve ndodhet edhe policia, e cila po punon për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.
Hetimet janë në vijim, dhe autoritetet pritet të japin informacione të tjera në orët në vijim. Flakët kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa mbetet e paqartë shkaku i zjarrit.