Një vajzë 15 vjeçare nga fshati Drenovë është larguar nga banesa që prej vigjiljeve të Krishtlindjeve. Babai i saj ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Korçë dhe po punohet për gjetjen e saj.
Njoftimi i policisë;
Më datë 25.12.2023, në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur shtetasi M. T., 56 vjeç, banues në fshatin Drenovë, Korçë, i cili kallëzoi se që prej datës 24.12.2023, është larguar nga banesa, vajza e tij 15-vjeçare. Po punohet për gjetjen e saj.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.