Specialistët e Hetimit të Krimeve në Policinë e Korçës kanë referuar materialet në Prokurori për shtetasit M. Ll., 32 vjeç, dhe V. H., 35 vjeç, të cilët u kapën duke kryer peshkim të ndaluar në liqenin e Ohrit, në fshatin Hudënisht.
Materialet janë dërguar për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
DVP Korçë
Specialistët e Hetimit të Krimeve në DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit M. Ll., 32 vjeç, dhe V. H., 35 vjeç, banues në fshatin Hudënisht, Pogradec, pasi u kapën duke kryer peshkim të ndaluar në liqenin e Ohrit.