Skënderbeu luan ndeshjen e fundit për këtë sezon përballë shkodranëve në stadiumin “Loro Boriçi”.
Janë shkodranët ata të cilët kërkojnë që të përfitojnë nga humbja e fundit e Skënderbeut përballë Laçit, në shtëpi me rezultanin 0 me 1, për t’i çuar korçarët në një humbje të dytë radhazi.
Ndërkohë nga ana tjetër, janë bardhekuqtë e Skënderbeut, ata të cilët, kërkojnë të marrin 3 pikët në shtëpinë e shkodranëve, për ta mbyllur me buzëqeshje këtë fundsezon.