Anila Hoxha ka treguar ditën e sotme rrëfimin e një ish punonjëse të shtëpinë së të moshuarëve në Tiranë. Ndër të tjera, zonja ndalej te trajtimi që i bëhet pleqve, teksa ajo zbulonte fotografi që kishin mbetur në telefonin e saj.
Një trajtim ç’njerëzor për ata që kanë zgjedhur të kalojnë ditët e fundit të jetës së tyre nëpër këto shtëpi, kryesisht investim privat. Edhe pse shteti padyshim duhet të ndërhyjë, ish punonjësja rrëfente se infermierët aty janë të palicencuar.
Siç shihet edhe në fotografi, në një kohë kur dikush duhej t’i rrinte mbi kokë për t’u kujdesur, e moshuara lidhet në karrige për të mos lëvizur. Kushte padyshim mizerabël.