Skënderbeu ka hapur merkaton hyrëse në pragun e sezonit të ri futbollistik. Kjo tregon se korçarët ka shlyer detyrimet që ka patur për një ish futbollist të kësaj skuadre.
Pas çeljes se merkatos hyrëse, Skënderbeu nuk ka humbur kohë por ka firmosur me dy futbollistë nigerianë 19-20 vjeçare.
Behet fjale për Chukunyere Emannuel dhe Akoama Gift të cilët kanë luajtur me ekipet kombëtare të moshave të Nigerisë.
Burime zyrtare pranë klubit thanë se të dy lojtarët do të jenë në dispozicion të trajnerit Ivan Gvozdenoviç ditët e para të fillimit të fazës përgatitore, pasi pritet që të dy lojtarët të pajisen me viza hyrëse në vendin tonë
Burimet e siguruara thanë se ka qenë drejtori sportiv i Skënderbeut Ardi Gjanci ai i cili ka pasur bisedime me dy futbollistë shqiptarë të tjerë të cilët luajnë në kampionate të tjera, emrat e të cilëve nuk bëhen me dije nga zyrtarët e klubit korçar, kjo edhe për atë sepse akoma nuk ka një finale të bisedimeve.


