Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    “Festa e Birrës”, festivali 17-vjeçar që e kthen Korçën në qendrën e sezonit veror

    Korçë August 12, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Për të 17-in vit radhazi “Festa e Birrës” në Korçë do të mbledhë edhe këtë herë, në datat 16-21 gusht vizitorë nga i gjithë vendi, por jo vetëm.

    Ky është eventi më i madh në Shqipëri dhe gjatë pesë ditëve, pritet që qyteti të vizitohet nga mbi 100,000 njerëz, jo vetëm për të provuar birrën dhe për të dëgjuar muzikë të mirë, por edhe për t’u njohur me traditat e qytetit juglindor si një qendër e kulturës, arsimit, serenatave, karnavaleve, etj.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Mbi 500 artistë të mirënjohur nga Korça, vendi dhe përtej kufijve kanë performuar në gjithë këto vite në këtë event.

    Ky qytet mirëpret të gjithë ata qe e duan natyrën e bukur, ofruar kjo nga mjaft zona përreth qytetit. Një program i mirëmenduar aktivitetesh kulturore, ndërthurur edhe me atraksionet e tjera të qytetit dhe fshatrave të kthyera tashmë në një destinacion të përhershëm, rikthejnë prej shumë vitesh dashamirës të shumtë.

    “Festa e Birrës”, e shndërruar në një festë të bukur verore, ka arritur që ta shënojë Korçën si pikë chekin-i të preferuar gjatë sezonit veror. Larg temperaturave të larta të Tiranës, apo bregdetit shumë vizitorë e zgjedhin Korçën për freskinë, për shkak të pozicionit të saj gjeografik.

    Përtej birrës, kjo festë është gjithashtu një mundësi për të gjithë turistët që të ndalojnë në disa atraksione kryesore të qytetit, që nis me arkitekturën madhështore të Katedrales Ortodokse, më e madhja në Shqipëri dhe e dyta në Ballkan. Pazari i Vjetër, shtëpitë karakteristike, veçanërisht në zonën pas Katedrales Ortodokse, rrugët me kalldrëm, të gjitha me një bukuri tërheqëse.

    Prej pak vitesh tashmë festa do të organizohet edhe këtë herë në Terminalin e Autobusëve me një infrastrukturë të kuruar në detaje për organizime të përmasave të mëdha.

    “Festa e Birrës”, një festival që u themelua në vitin 2007 është kthyer vit pas viti në një organizim unik, që edhe këtë vit synon të sjellë 5 ditë të mrekullueshme për ata që e kanë zgjedhur si destinacion të këtij mesgushti.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Korçë slide Turizëm
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Një djalë maliqar në krye të burgjeve, Klevis Qose rritet në detyrë 

    March 20, 2024

    “Artisti i Merituar” Jani Riza, 35 nga largimi i tij “pabesisht” nga skena dhe ekrani

    October 24, 2023

    Kodi i ri Penal, Ulsi Manja zgjedh të njihet me të nga Pogradeci

    September 14, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.