Pas sulmuesit afrikan që ka luajtur në Kinë, Tayo, i cili ka mbërritur në qytetin juglindor, Skënderbeu në këto momente mësohet se ka mbyllur marrëveshjen edhe me ish-lojtarin e Tiranës.
Albi Doka këtë sezon do të veshë fanelën e Skënderbeut dhe së fundmi kujtojmë që ka luajtur në Hungari te Ujpest.
Albi Doka është mbrojtës krahu dhe luan edhe më i avancuar, ndërkohë që bardhekuqtë po kërkonin një mbrojtës dhe më së fundi e gjetën.
Albi, kujtojmë se është rritur tek Akademia e Tiranës dhe në Shqipëri ka veshur vetëm fanelën bardheblu.
Në vitin 2020, Doka veshi fanelën e Gorica dhe më pas Honved, ndërkohë që së fundmi ishte në Hungari te Ujpest.
Nga ky moment Albi Doka është pjesë e Skënderbeut dhe pritet të vihet nën urdhrat e trajnerit Ivan Gvozdenoviç.