Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Gjergji Thimio, betejat me dritë-hije të koleksionistit korçar që u burgos për ikonat

    Korçë October 27, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Gjergji Thimio, betejat me dritë-hije të koleksionistit korçar që u burgos për ikonat.

    E nisi nga shtëpia dhe kthimin aktual e ka po në shtëpi. Ky është cikli gati 30 vjeçar prej koleksionisti privat i korçarit Gjergji Thimio. Më shumë se një cikël, një kalvar, një sërë betejash plot dritë-hije, të cilat Gjergji Thimio herë i ka fituar dhe herë i ka humbur. Por, në misionin e tij ka mbetur luftëtar, dhe ndonëse ngjan me Don Kishotin në aventurat pambarim duke kërkuar të bukurën, ai nuk dorëzohet.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Shtëpia e prindërve, një banesë dy katëshe diku pranë Mitropolisë Korçë, atje ku e nisi aktivitetin si koleksionist antikuaresh në vitin 1996, është stacioni i rradhës i muzeut të tij privat. Më pas kaloi te një banesë private në një lagje tjetër të Korçës, në shkëlqim të veprimtarive e joshi Tirana, u rikthye në Korçë me projektin ambicioz të një galerie private arti te pazari i vjetër dhe tani me një fond më të pakët objektesh që i kanë mbetur nga rrugëtimi me ngritje-ulje të shpeshta e ka përshtatur shtëpinë si muze.

    Gjergji Thimio shprehet se muzeu i tij privat arkeologjik dhe kulturor i çelur në shtëpinë e tij me një fond prej afro 1800 objektesh bazohet mbi statusin e dhënë në vitin 1996 si koleksionisti i parë privat në Shqipëri. Prej kësaj kohe, thotë se ka çelur mbi 20 ekspozita në Tiranë, nga ku ruan dëshmitë e pjesëmarrjes së autoriteve më të larta të kulturës e politikës në atë periudhë, si dhe të ambasadorëve të akredituar në Shqipëri. I konsideruar nga shtypi i kohës si “engjëlli mbrojtës i ikonave” pas pak vitesh u kthye në “djall”.

    Ai kujton se në vitin 2013 mori goditjen e madhe nga operacioni “Ikonat”. “Mu sekuestruan 3 mijë objekte pa mandat prokurorie dhe pa procesverbal. Nga këto kanë mbetur vetëm 476 objekte dhe jam në proçes gjyqësor për të mi kthyer. Çështja ka shkuar në gjykatën e Strasburgut” pretendon Gjergji Thimio, ndërsa sqaron se objekt të kësaj padie ka bërë ministren e kulturës dhe ministrin e rendit si autoritete përgjegjëse të operacionit “Ikonat”.

    Në gjendje burgimi me akuzën si trafikues i vlerave kulturore kombëtare, Gjergji Thimio pësoi infarkt miokardi dhe ju nënshtrua dy operacioneve bay pass në zemër. Sëmundja e rëndë që kaloi me rrezik jetë, si kompensim pati KEMP-in, për të cilin thotë se ja kanë prerë si shpërblim financiar.

    “U ndodha në një situatë të vështirë ekzistence sepse më prenë dritat dhe ujin për detyrime të pa paguara kur isha në burg. Më hoqën edhe KEMPI-n dhe nuk dija si të përballojë jetesën” tregon episode të vuajtjeve Gjergji Thimio.

    Shpreson të ringrihet sërish si koleksionist privat, teksa hë për hë i “ngujuar” në shtëpinë e tij është në pritje që drejtësia të vendosë se ku qëndron Gjergji Thimio mes dritë-hijeve të dramës së tij.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026

    Ish-materniteti i Korçës do të shërbejë si qendër e Polit të Dijes

    February 2, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026

    “El Pais” – Shqipëria kryeson mes destinacioneve më të preferuara të Ballkanit për turistët ndërkombëtarë

    February 2, 2026

    Ish-materniteti i Korçës do të shërbejë si qendër e Polit të Dijes

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Niko Peleshi: “Ne jemi Europa” – Rinia shqiptare, zëri i së ardhmes europiane

    April 25, 2025

    Astrit Çerma: Epo të diskutojë filmat tanë një mender… Mamaqi, kjo është çmenduri

    November 12, 2024

    Parashikimi i motit për 2 tetor – Qarku Korçë

    October 1, 2025
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.