Korçarët pas barazimit në fillim jave në transferte me Kukesin, të shtunën presin në shtëpi Erzenin, skuadër të cilën sipas trajnerit Ivan Gvozdenoviç e duan të mundur.
Kryepankina korçare edhe tani e ka të vështirë për të kuptuar se çfarë ndodhi në atë ndeshje të barazuar me veriorët ndaj e për këtë më shumë se të ndalet tek Kuksianet, ka dëshirë të flas për shijakasit.
“Na duhet e fituar kjo ndeshje” – ka bërë me dije i pari i stolit korçar, edhe për shkak të diferencës së pakët që kanë skuadrat deri tani.
Skënderbeu ka në dispozicion 25 lojtarë të cilët sa herë kanë qenë në fushën e lojës përfshi dhe ata që kanë ardhur nga stoli, kanë bërë maksimumin për këtë ekip. Nisur nga kjo, Gvozdenoviç me shume se te ndalet tek emrat ka pasur dëshirë të ndalet tek grupi i lojtarëve, grup që sipas tij deri tani ka funksionuar
Të shtunën në orën 17:00 në stadiumin Skënderbeu luhet ndeshja e javës së 15, Skënderbeu – Erzeni