DVP Korçë/Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas, për veprën penale të drejtimit të automjetit pa leje drejtimi
-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, banues në fshatin Mborje, Korçë, pasi në aksin rrugor “Korçë-Moravë”, u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.