Ilir Meta ka reaguar edhe për ish ministrin Ahmetaj në intervistën e dhënë në Korçë. Nga ajo intervistë u kuptua qartë që nuk është akuzuar Ahmetaj për shkeljet që ka bërë por që ka dënuar në mbledhjet e kryesisë së partisë që unë nuk e them dot tani si shprehje. Dhe pastaj kanë nisur procedurat e ndjekjes së tij.
Unë skam pasur asnjë raport me të më afër kam qenë me Ramën. Por është traditë e partisë së themeluar nga Dushani dhe Ballkanit të Hapur, për të bërë akuza të tilla. Për inceneratorët se ça thitë Ahmetaj ju e keni dëgjuar vetë, por unë kam folur prej kohësh, kemi bërë kallzime që para zgjedhjeve të 2021.
Disa prej atyre që janë dënuar janë dënuar me faktet që janë dhënë para zgjedhjeve të 2021. Por nuk u veprua që atëherë sepse duheshin blerë zgjedhjet në gjithë Shqipërinë meo paratë e inceneratorëve. Pastaj duheshin bërë koka turku dhe Ahmetaj nuk pranoi dhe zgjodhi atë rrugë.
Në kushtet e kërcënimit me jetë kjo është një deklaratë që e ka bërë ai dhe mban përgjegjsi ai. Nuk kq asgjë të re por e re është sepse vjen nga numri 2 i qeverisë. I cili ka përgjegjësi për ligje të tjera që kanë ardhur në Kuvend por për inceneratorët në hierarki ai mund të jetë i fundit.


