Ka nisur procedimi penal për një 59 vjeçare nga fshati Kamenicë i qytetit të Korçës. Dyshohet se ka djegur një banesë bagëtish.
Njoftimi i policisë;
DVP Korçë/Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas, për veprën penale të dëmtimit të pronës private
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Sh. P., 59 vjeçe, banuese në fshatin Kamenicë, Korçë, pasi më datë 24.10.2023, dyshohet se ka djegur me zjarr një kasolle me bazë ushqimore për bagëtitë, në pronësi të një 62-vjeçari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.