Burime për Kolibri.al bëjmë me dije se televizioni i madh Top Channel ka vendosur që të jetë Kiara Tito, blegerja e famshme shqiptare, ajo e cila do të drejtojë sezonin e ri të emisionit të humorit Portokalli.
Ende nuk dihet se kush do të jetë shoqëruesja e Kiara Titos, pasi nuk është vendosur se kush do të jetë përkrahë saj gjatë gjithë sezonit.
Po ashtu moderatorja Kaira Tito ka konfirmuar se këtë sezon do të rikthehet në Top Channel dhe do të jetë nën moderimin e spektaklit të humorit, “Portokalli”.
Teksa i kthen përgjigje një ndjekësi në rrjetet sociale, Kiara Tito shprehet se kjo është një dëshirë që e ka shprehur vite më parë dhe më në fund iu realizua.
“Jam e lumtur që për këtë sezon rikthehem me familjen e madhe të Top Channel në sezonin e 42 të Portokalli. Një dëshirë e shprehur vite më parë, e cila më në fund u realizua“, ka shkruar Kiara.
“Portokalli” pritet të fillojë së shpejti, teksa do të transmetohet si gjithmonë, çdo të diel, në orën 21:00.



