Si pasojë e ngjarjes së ndodhur në Burgun e Peqinit, po merren masa për kontrolle në burgje të tjera.
Sipas burimeve tona, kemi mësuar se kontroll do të ketë edhe në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë. 3 mjete të forcave të ndërhyrjes së shpejtë drejt burgut të juglindjes së vendit, për kontrolle të rrepta për armë dhe sende të paligjshme.
Kujtojmë se nga ngjarja në burgun e Peqinit vdiq një i dënuar dhe një tjetër ngeli i plagosur.