Në kuadër të fushatës sensibilizuese për “Tetorin Rozë”, NjVKSH Korçë zhvilloi sot një marshim ndërgjegjësues në qytetin e Korçës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve vendore, Universitetit “Fan S. Noli”, si dhe nxënësve të gjimnazeve.
Gjatë aktivitetit u shpërndanë broshura informuese dhe u përcollën mesazhe sensibilizuese mbi rëndësinë e zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit dhe kujdesin e vazhdueshëm për shëndetin e grave.
Slogani i këtij viti ka qenë “Çdo ditë vlen për jetën tënde”.
NjVKSH Korçë apelon për më shumë kujdes, kontroll të rregullt mjekësor dhe përhapje të këtij mesazhi jetësor në mbështetje të grave dhe vajzave kudo.


