Korça dhe të gjitha sitet turistike që lidhen me arkeologjinë, historinë, natyrën dhe kulturën do të shpalosen denjësisht në panairin e turizmit në Berlin.
Një panair prestigjioz ku vendi ynë do të marrë pjesë por që edhe juglindja e Shqipërisë do të ketë hapësirën e saj për t’u ekspozuar.
Lajmin e bën të ditur Gjergji Koki, Dr. i Zonave të Mbrojtura, sipas tij janë përgatitur të gjitha materialet video dhe broshurat për të shfaqur te gjermanët më të mirën e juglindjes së vendit.
Postimi i Gjergji Kokit;
Potenciali turistik i Korçës do të prezantohet në stendën e Shqipërisë në ITB Berlin, në panairin më të rëndësishëm botëror në industrinë e turizmit, në datat 5-7 mars.