Në Komisariatin e Policisë Korçë është paraqitur shtetasja R. Z., 61 vjeçe, e cila ka kallëzuar se prej datës 22 maj 2025 ka humbur kontaktet me nipin e saj, shtetasin N. Z., 21 vjeç, që ndodhet në Zvicër.
Sipas saj, i riu nuk ka dhënë asnjë shenjë kontakti prej një muaji.
Policia po punon për verifikimin e rastit dhe gjetjen e tij, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


