Një 40 vjeçare, pasi është nisur nga Skocia për të parë babain e saj, pasi kishte ditë që nuk lidhej dot me të. I ati i saj jetonte vet në banesën e tij.
65 vjeçari nuk ndodhej në shtëpi, ai është larguar në drejtim të paditur.
Njoftimi i policisë;
DVP Korçë/Kërkohet 1 shtetas, është larguar nga shtëpia në drejtim të paditur
Më datë 16.11.2023, në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur shtetasja M. T., 40 vjeçe, rezidente në Skoci, e cila ka kallëzuar se që prej muajit nëntor 2022, ka humbur kontaktet me babanë e saj, shtetasin T. T., 65 vjeç, i cili jetonte i vetëm në banesë. Po punohet për gjetjen e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.