Sot u nda papritur nga jeta Jovan Katundi, një figurë e shquar e arsimit dhe politikës në zonën e Maliqit dhe Korçës.
Z. Katundi ishte një mësues i përkushtuar, një drejtues i rëndësishëm i Partisë Socialiste, si dhe një intelektual model, që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në çdo vend ku ka shërbyer.
Puna e tij e palodhur dhe përkushtimi ndaj komunitetit e bëjnë humbjen e tij të rëndë për familjen, miqtë, kolegët dhe gjithë ata që patën privilegjin ta njihnin.
Ngushëllime të sinqerta familjes dhe të gjithë miqve të tij. Kujtimi i Jovan Katundit do të mbetet i paharruar.
I qoftë dheu i lehtë!