Pogradecit pritet ti largohet një tjetër futbollist nga skuadra në këtë merkato dimri.
Bëhet fjalë për sulmuesin kroat, Mateo Panadiç i cili erdhi me shumë bujë në verë.
Tek liqenorët po ndodh një situatë e çuditshme pasi i janë larguar shumë futbollistë. Bëhet fjalë për Rei Zaimin i cili erdhi nga Elbasani, por pasi luajti 3 ndeshje u largua. Ndërsa Ildian Shyti u largua pa luajtur asnjë ndeshje.