Liqenorët marrin kreun, nisin kampionatin me homazh për Festim Fetollari
Ndjeshja e parë e Pogradecit këtë sezon ka nisur me homazh për ish trajnerin dhe futbollistin Festim Fetollari i cili ndërroi jetë si pasojë e atakut kardiak pak kohë më parë. Në fushë krahas heshtjes për 1 minutë nga ekipi dhe tifozeria ishte edhe vajza e ish trajnerit e cila bëri gjuajtjen e parë të topit për këtë sezon.
Ashtu si e kishin paralajmëruar liqenorët kanë fituar bindshëm ndeshjen e parë të kampionatit në kategorinë e dytë. Kreu i pankinës Samuel Nikaj kish thënë më herët se lojtarët dhe ekipi janë në gjendje shumë të mirë fizike dhe morale dhe se në këtë sezon Pogradeci luan gjithcka për të kaluar në kategorinë e parë.
Dielli duket që në mëngjes thotë një fjalë popullore e duket se liqenorët do jenë të tillë gjatë gjithë sezonit, me një lojë mjaft të mirë dhe aksione të shumta ata kanë arritur të mundin me rezultatin 3-1 Këlcyrën duke mbajtur kështu vendin e parë në renditje kjo edhe për shkak të golavarazhit ndërsa ndiqet nga ekipi i Bilishtit.
Pere, Nallbati, Ivavni, Myslimi, Sulka, Demaj dhe Qeleshi janë afrimet të reja këtë sezon bashke me pese afrikanë si Sadiq, Suleiman, Udoh, Adbeayo dhe Odeoye. Nikaj thotë se do ja dalin të mbajnë kreun e grupit për të kaluar ekipin në kategorinë e parë atje ku e meriton.