Presidenti i Francës, Emmanuel Macron i cili mbërriti mbrëmjen e së hënës në Tiranë, i dorëzoi shkrimtarit Ismail Kadare Dekoratën e “Oficerit të Madh të Legjionit të Nderit” në një ceremoni të zhvilluar në Pallatin e Brigadave.
Kjo është vizita e parë zyrtare e presidentit franncez në Tiranë.
Ditën e nesërme, Macron do të zhvillojë takime me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama me të cilin do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.