Një mjet bujqësor ësjtë gjetur i përmbysur në afërsi të fshatit Vloçisht, të Maliqit. Drejtuesi i mjetit humbi kontrollin dhe përfundoi duke dalë nga rruga.
Drejtuesi ishte në gjendje të dehur dhe fatmirësisht nuk ka marrë plagë të mëdha.
Njoftimi i policisë;
DVP Korçë/Vihen në pranga 1 shtetas për veprën penale të drejtimi të mjetit në gjendje të dehur
Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin P. S., 65 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq, pasi në rrugën “Vloçisht-Drithas”, Maliq, duke drejtuar një mjet bujqësor tip traktor, pa targë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe mjeti ka dalë nga rruga.
Për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Pas verifikimit të kryer rezultoi se 65-vjeçari e drejtonte mjetin bujqësor, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


