Më datë 12.12.2024, në fshatin Vashtmi, Maliq, ka shpërthyer zjarr në banesën e shtetasit Y. C., 42 vjeç, ku janë shkaktuar dëme materiale. Zjarri dyshohet se ka rënë për shkak të përdorimit të një sobe me dru për ngrohje.
Policia ka ndërmarrë hetimet për të përcaktuar shkakun e plotë të zjarrit.
Materialet procedurale janë kaluar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë;
Më datë 12.12.2024, në fshatin Vashtmi, Maliq, ka rrënë zjarr në banesën e shtetasit Y. C., 42 vjeç, ku si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Nga veprimet e para hetimore rezultoi se zjarri është shkaktuar nga soba me dru, për ngrohje.