Marjeta Ljarja ose Ilo ka lindur në Pogradec në vitin 1955 në një familje të njohur dhe intelektuale pogradecare. Marjeta që në fëmijërinë e saj ka qenë e aktivizuar në rrethet e ndryshme artistike që zhvilloheshin asokohe dhe kishte spikatur me talentin e saj kryesisht në dramatizime. Andaj edhe drejtuesit e kulturës së atëhershme ne Pogradec, nuk humbisnin asnjë rast që ta aktivizonin në shfaqjet që vendoseshin në skenë.
Pasi përfundoi studimet në qytetin e Pogradecit, Marjeta në vitin 1977 diplomohet në Akademinë e Arteve degëa Dramë. Në përfundim të studimeve ajo mbrojti diplomën e saj me rolin në filmin “Në pyjet me dëborë ka jetë” dhe fill pas kësaj ajo emërohet në Teatrin e Pogradecit ku u bë pjesë e dhjetra shfaqjeve të vendosura në skenë për publikun.
E vecanta e Marjetës është se krahas rolit në filmin “Në pyjet me dëborë ka jetë” gjatë xhirimeve ajo është njohur edhe me Rikardin, bashkëshortin e saj. Pra duket se ky film solli dy të mira, diplomimin me sukses dhe dashurinë e jetës së Marjetës. Pas njohjes me Rikard ajo transferohet në kryeqytet në Teatrin Kombëtar dhe debutimin e parë e bën në skenën e këtij teatri në vitin 1979.
Në skenën teatrore si role të Marjetës përmendim “Vizita e Damës plakë” “Rikardi III” “Dy zotërinjtë nga Verona” “Kembanat e Muzgut” etj por krahas këtyre më të rëndësishme për të kanë qenë rolet në filma, ku ajo shfaqi edhe talentin e madh të saj dhe që numëron mbi 15 role kryesore.
Krahas filmit të parë “Në pyjet me dëborë ka jetë” ajo shkëlqeu në 1978 edhe me rolin tek filmi “Vajza me Kordele të Kuqe” film ku ra në sy me interpretimin spontan dhe original te saj. Në vitin 1986 në filmin “Fillim i vështirë” Marjeta do të kishte një tjetër interpretim brilant në rolin e Zanës, sa e brishtë, e natyrshme por edhe emocionale. Në 1987 do të shfaqej me rolin e Margarita Begollit tek filmi “Rrethi Kujtesës” duke arritur kështu pikën kulmore të karrierës së saj në aktrimin dramatiko-tragjik.
Sigurisht që për Marjetën nuk kanë munguar cmimet vlerësuese për rolet e saj, tri herë e vlerësuar si “Aktorja Më e mirë Protagoniste” në tre festivale.
Por jovetëm kaq, për ata të cilët e mbajnë mend se kur ishte orari i fëmijeve në RTSH do të kujtojnë shumë mirë që për 10 vite me radhë Marjeta drejtoi emisionin aq të dashur për fëmijët ku zhvilloheshin konkurse dhe biseda me përmbajtje kulturore.
Marjeta do të shkëputej nga aktrimi për disa kohë, vit kur u emërua si Drejtoreshë Arti në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sproteve 1995-1997, në periudhën e trazirave në Shqipëri ajo largohet drejt Greqisë ku jeton për gati 16 vite dhe rikthehet në vitn 2003 sërish për tu riaktivizuar në kinematografi edhe sot e kësaj dite.


