Injoranca dhe mungesa e kultures qe prodhojne dhune e horror
Një baba, që vetëm baba s’mund të quhet(të paktën nga rrëfimi i vajzës). Një shtëpi e shndërruar në ferr per familjen, nga dhuna. Një vajzë që dëshiron të studiojë, por “babai” kërkon ta fejojë dhe force në Itali. Keshtu thote ajo te pakten. Pastaj dy femije qe vrasin dhe groposin te atin per te zhdukur gjurmet e krimit.
Ende nuk eshte zbatdhur plotesisht motivi i krimit makaber. Pra cfare arsyeje kane patur dy femijet te vrasin te atin, pavaresisht se asnsje arsye nuk e justifikin kete krim te rende.
Por ajo ca dihet deri tani eshte deshmi e nje krizes se madhe te familjes dhe shoqerise.
Dhuna dhe injoranca jane baza e ketyre ngjarjeve qe duket se jane ne gare per shkallen e horrorit.
Kjo ndodh në Shqipërinë e vitit 2024.
Kete lloj dhune qe mbyt shume familje, ne e shikojme vetem kur pelcet ne keto forma.
Kjo edhte deshmi tronditese e nivelit tone, shoqeror, kulturor e qytetar.
Dhe, me kete nivel, në kërkojmë demokraci, kërkojmë qytetari, kulture, Evrope…
E kuptoni ku jemi?


