Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Moti në Korçë dhe Pogradec, rrebeshe shiu dhe ulje temperaturash

    September 9, 2026

    Kush është Ron Yeffet dhe e kaluara e tij e biznesit

    September 9, 2026

    Juristja Xhezide Selimi ndryshon emrin dhe bëhet Zana

    September 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Ministria e Bujqësisë “sjell vërdallë” fermerët, nuk u jep sasinë e duhur të naftës

    Korça + October 18, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    30% e fermerëve të qarkut të Korçës nuk kanë përfituar mbështetjen me naftë nga ana e Ministrisë së Bujqësisë.

    Madje, fermerë potenciale dhe superpotencialë bëjnë me dije se kanë përfituar nga kjo skemë mbështetje vetëm për një pjesë të sipërfaqeve të tyre dhe jo krej sasinë që duhet të përfitonin.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Fuat Orhan, banor i fshatit Rrembec bën me dije se ka aplikuar për 50 hektarë që ka në pronësi dhe ka përfituar vetëm 25% të sasisë së naftës, e thënë ndryshe nga 3000 litra naftë që duhet të përfitonte fermeri thotë se ka përfituar vetëm 600 litra.

    Astrit Xhangoli është një nga fermerët superpotenciale në qarkun e Korçës. Ai ka në pronësi dhe përdorim 150 hektarë të mbjella me kultura të ndryshme bujqësore. Për këtë vit ka përfituar sasinë e naftës vetëm për 20 hektarë. Për pjesën tjetër, sipas tij, për mungesë të plotësimit të dokumentacionit nuk e ka përfituar.

    Ai thotë se pa mbështetje kostoja e prodhimit është shumë e lartë.

    Një tjetër fermer potencial në qarkun e Korçës është dhe Skënder Hamzaj, banor i fshatit Libonik. Ai thote se nga 20 hektarë që ka në pronësi ka përfituar vetëm gjysmën e kësaj sipërfaqeje.

    Të kontaktuar, zyrtarë të drejtorisë së ekstensionit bujqësor bëjnë me dije se në qarkun e Korçës janë 10.700 familje fermerësh. Burimi pranon se 30% e fermerëve nuk kanë përfituar naftë ashtu siç pranon se fermerët potenciale dhe superpotenciale në këtë raund të parë nuk kanë përfituar gjithë sasinë, pasi është menduar shpërndarje edhe për fermerët e tjerë me mbi 1 hektarë sipërfaqe me kultura bujqësore.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Bujqësia djathtas Nafta_e_fermerëve slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Moti në Korçë dhe Pogradec, rrebeshe shiu dhe ulje temperaturash

    September 9, 2026

    Juristja Xhezide Selimi ndryshon emrin dhe bëhet Zana

    September 9, 2026

    Pagat në Korçë mbeten ndër më të ulëtat në Shqipëri

    September 8, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Moti në Korçë dhe Pogradec, rrebeshe shiu dhe ulje temperaturash

    September 9, 2026

    Kush është Ron Yeffet dhe e kaluara e tij e biznesit

    September 9, 2026

    Juristja Xhezide Selimi ndryshon emrin dhe bëhet Zana

    September 9, 2026

    Konstituimi i Kuvendit të Kosovës: Seanca vendimtare më 9 shtator

    September 9, 2026

    Rezultatet e PISA 2025: Shqipëria mbetet nën mesataren e OECD

    September 9, 2026

    Konflikti në Shkodër: Humb jetën 24-vjeçari, dy të plagosur

    September 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Pagat në Korçë mbeten ndër më të ulëtat në Shqipëri

    September 8, 2026

    Aksident në unazën e Korçës, përplasen dy automjete

    September 8, 2026

    Nertil Jole kërkon prani të përhershme të të zgjedhurve në Korçë

    September 8, 2026
    Më të klikuarat

    Keni bombol gazi në shtëpi? – ja këshillat e specialistëve

    November 5, 2024

    Kërkimet për Nikolin Tarushën, policia ngre postoblloqe në Korçë

    September 4, 2026

    Ndahet nga jeta nëna e aktivistit të njohur në Maliq

    September 4, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.