Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Polici Edison Adri kthehet nga Italia, e viziton Skender Hita

    September 9, 2026

    Zahiretë e Pogradecit kthehen në atraksion për turistët

    September 9, 2026

    Vjedhje automjeti në Pogradec, arrestohet i dyshuari

    September 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Monodrama “Engjëjt” në skenën e Teatrit të Korçës

    Aktualitet June 5, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Këtë pasdite Teatri “Andon Zako Çajupi” do të presë në skenën e tij shfaqjen tronditëse “Engjëjt”, një monodramë me autor Odise Plakun, që sjell një mesazh të thellë human dhe historik për publikun shqiptar.

    Në qendër të veprës është figura e një nëne nga Kosova, e cila nuk resht së kërkuari të vërtetën për fatin e fëmijëve të saj, të zhdukur gjatë gjenocidit serb. Me një tekst të fuqishëm dhe një interpretim emocional nga aktorja e mirënjohur Vefi Redhi, “Engjëjt” ngjall reflektim mbi dhimbjen e nënës, mbi plagët e luftës dhe heshtjen që nuk duhet të ekzistojë kur fëmijët zhduken, vriten apo vdesin nga uria.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Shfaqja është realizuar nën regjinë dhe adaptimin skenik të Naser Shatrollit, me ndihmën e asistentit të regjisë Shend Tejeci. Skenografia dhe kostumografia janë përgatitur nga Arife Veselaj, ndërsa muzika është kompozuar nga Hajrush Fazliu.

    “Engjëjt” është një thirrje për ndërgjegjësim dhe kujtesë, dhe një homazh për nënat që jetojnë me plagën e humbjes. Ajo u interpretua fillimisht në kuadër të Festivalit “Flas Shqip”, dedikuar tematikave shqiptare, dhe tashmë mbërrin në Korçë si pjesë e turit të saj artistik.

    Qendra e Artit dhe Kulturës Korçë fton publikun që të marrë pjesë në këtë ngjarje të veçantë artistike.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Korçë kryesore slide Teatri "Andon Z. Çajupi"
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Polici Edison Adri kthehet nga Italia, e viziton Skender Hita

    September 9, 2026

    Zahiretë e Pogradecit kthehen në atraksion për turistët

    September 9, 2026

    Vjedhje automjeti në Pogradec, arrestohet i dyshuari

    September 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Polici Edison Adri kthehet nga Italia, e viziton Skender Hita

    September 9, 2026

    Zahiretë e Pogradecit kthehen në atraksion për turistët

    September 9, 2026

    Vjedhje automjeti në Pogradec, arrestohet i dyshuari

    September 9, 2026

    Operacioni “Përsëritësit”, arrestohet 18-vjeçari në Korçë pasi theu masën e sigurisë dhe kreu vjedhje të tjera

    September 9, 2026

    Niko Peleshi takon ambasadoren e BE-së Sofia Moreira de Sousa

    September 9, 2026

    Reforma territoriale, OSBE nga Pogradeci: Shqipëria e vendos vetë

    September 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Zahiretë e Pogradecit kthehen në atraksion për turistët

    September 9, 2026

    Vjedhje automjeti në Pogradec, arrestohet i dyshuari

    September 9, 2026

    Operacioni “Përsëritësit”, arrestohet 18-vjeçari në Korçë pasi theu masën e sigurisë dhe kreu vjedhje të tjera

    September 9, 2026
    Më të klikuarat

    Keni bombol gazi në shtëpi? – ja këshillat e specialistëve

    November 5, 2024

    Kërkimet për Nikolin Tarushën, policia ngre postoblloqe në Korçë

    September 4, 2026

    Ndahet nga jeta nëna e aktivistit të njohur në Maliq

    September 4, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.