Për disa minuta ndërpritet ndeshja mes Skënderbeut dhe Egnatias. Shkak është bërë gjendja shëndetësore e një tifozi i cili ndodhej në tribunën C të stadiumit.
Burime thanë se bëhet fjalë për një 40 vjeçar i cili duke ndjekur ndeshjen është rrëzuar në shkallët e stadiumit duke alarmuar tifozët.
Kanë qenë mjekët e dy ekipeve që kanë dhënë ndihmën e parë, pasi gjendja ishte e rëndë. Pas ndihmës mjekësore të dhënë në shkallët e stadiumit tifozi korçar është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal.
Burime thanë që gjendja është e stabilizuar ndërsa po merr shërbim mjekësor në kujdesin e mjekëve.