Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    “Në Korçën kulturës, që ai e deshi aq shumë, ende mungon një përmendore e Rafail Dishnicës dhe paturpësisht, ka shtatore njerëzish, që…”/ Historia e panjohur e “Babait të Boksit Shqiptar”!

    Kulturë September 2, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ai quhej Rafail Dishnica – Gërnjoti. Rridhte nga një familje vllahe me origjinë nga nga Frashëri i Përmetit. Lindi pikërisht te ky fshat me emër të madh, Frashër, në vitin 1902. Më pas familja shpërngulet dhe u vendos në fshatin Dishnicë të Korçës, nga ku buron edhe mbiemri i tij. Kur Rafaili ishte ende i vogël, emigroi bashkë me familjen, drejt Amerikës Latine, në Argjentinë, ku shumë shpejt do të shdërrohej në kampionin e saj.

    Rafail Dishnica-Gërnjoti, ishte një talent i rrallë në sportin e boksit. Dallohej veçanërisht për forcën goditëse dhe befasitë, aq të domosdoshme në këtë sport. Në krejt ndeshjet e të rinjve zhvilluar në vitet ’20-të në Argjentinë, ai doli fitues. Ra shumë shpejt në sy të trajnerit të shquar argjentinas, Migrales, i cili do ta stërviste me shumë kujdes kampionin e ardhshëm, duke u ndeshur me boksierët më të mirë të atij vendi.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Tri herë radhazi, i riu i talentuar do të fitojë titullin kampion i Argjentinës, për peshën e mesme. Sukseset erdhën njëra pas tjetrës. Tashmë boksier profesionist, ai do të ndeshej me figura të shquara të boksit botëror, si në Argjentinë, Brazil, Uruguai, Kili, Bolivi, Ekuador, etj. Në ndeshjen e zhvilluar në vitin 1931-ë, në Rio de Zhaneiro fitoi titullin “Kampion i Amerikës Latine “.

    Por më 1937-ën, kampioni latino-amerikan, kthehet në Korçë. I patën propozuar të merrte nënshtetësinë argjentinase, por ai nuk pranoi. Toka e të parëve, e tërhiqte si me magnet. Ai u kthye në Shqipëri, për të vazhduar këtu rrugën e suksesit. Rafail Dishnica-Gërnjoti, ishte jo vetëm boksieri- themelues i këtij sporti të bukur e guximtar në Shqipëri, por edhe trajneri dhe edukatori i aftë.

    Rafaili martohet dhe pati shtatë fëmijë, nga të cilët katër djem, dhe që të gjithë u bënë boksierë. Trajneri i tyre i parë pa dyshim ishte ai vete; “Mjeshtri i Merituar i Sportit“. Në Shqipëri u ndesh me figura të shquara të boksit shqiptar, si; Sotir Polena, Pandi Shano, Ali Kastrati, Thanas Qafzezi, si dhe me boksierë të shquar në arenën botërore, si; gjermani Arthur Ëinter, maqedonasi Vllado Markoviç, kampionin e Greqisë, Janis Milopotamitaqis, serbin Mihal Çelik, etj.
    Korçarët e moshuar i mbajnë mend edhe sot ndeshjet e tij të mrekullueshme, goditjet e tij të rrufeshme, të shoqëruara nga zërat në kor, të tyre: “Denju Rrapo!” (vllahisht: Bjeri Rrapo!) Por jeta për kampionin latino-amerikan dhe babain e Boksit Shqiptar, nuk ka qenë gjithnjë fushë me lule. Familja njohu persekutimin e gjatë, kur njëri prej djemve të tij boksier, i famshmi Dhori Gërnjoti, kampion edhe ai, tenton të arratiset nga Shqipëria, për të vazhduar jashtë sportin e boksit, pasi në vendin tonë ai u ndalua.

    Gjithkush që ka jetuar në atë sistem, i merr vete me mend pasojat që mund dhe ranë mbi Dhorin dhe gjithë familjen e tij. Por Rafail Dishnica, me gjithë titujt botërore, dhe titullin e “Mjeshtrit” në boks, që i meritoi, nuk mori asnjëherë vlerësimet e duhura, sa ishte gjallë. Edhe pas vdekjes, figura e tij nuk u vlerësua siç duhej e siç e meritonte të quhej; “Babai i Boksit Shqiptar”.

    Mbaj mend se në një aktivitet, organizuar në periudhën e demokracisë, nga i biri i tij, Thimi Gërnjoti, pushtetarët e rinj të Korçës, nuk patën kohë të vinin e të nderonin siç duhet këtë figurë të paharrueshme të sportit shqiptar .

    Sot, mungon një përmendore e Rafail Dishnicës, në qytetin e kulturës, në Korçën e tij, që ai e deshi dhe i dha aq shumë. Mungojnë dhe përmendoret e bamirësve të shquar Lakce e Turtulli, që bënë aq shumë për këtë qytet. Paturpësisht dhe paradoksale ngrihen shtatore njerëzish, që nuk e meritojnë t’u përmendet as edhe emri.

    Por pavarësisht kësaj, emrat e bijve të shquar të saj, Korça ka kohë që i ka gdhendur në memorien e saj historike. Këtu pa dyshim një vend të merituar ka edhe kampioni i kampioneve, i madhi Rafail Dishnica – Gërnjoti, – “Babai i Boksit Shqiptar”.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas kryesore Sport
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Më të klikuarat

    Buka e vjetër – Florenc Tabaku, Mimi Kodheli dhe Edi Rama

    June 12, 2023

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025

    Kush është Andrea Mano, deputeti i ri i parlamentit shqiptar?

    September 26, 2024
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.