Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Liqeni i Ohrit, një histori miliona-vjeçare në brigjet e Pogradecit

    August 13, 2026

    Aksident fatal në aksin Çermë-Divjakë, humb jetën drejtuesi 82-vjeçar

    August 13, 2026

    Bilishti dhe gjurmët e hershme të emrit Devoll

    August 13, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Pëllumb Korfuzi, komisari i policisë që ju refuzua titulli “Qytetar Nderi”

    Personazh December 19, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Pëllumb Korfuzi, komisari i policisë me dorë të hekurt rendi që u refuzua si Qytetar Nderi i Korçës.

    Drejtoria Rajonale e Policisë Korçë në ambjentet e saj ka një lloj shenjtërimi. Pak kush e di, dhe ca më pak e kujton, se këtu rreth 30 vite më parë është kryer një ritual i pazakontë fetar. Mes ca gërmadhave që ishin prishur diku në krah të pallatinave simbolike për Korçën, një prift bekonte nisjen e punimeve për një tip magazinë, dhe aty mes pirgut të gurrëve shfaqej krenar e triumfator shefi i komisariatit të aso kohe Pëllumb Korfuzit.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Kuçovari shtatshkurtër dhe ambicioz si Napoleon Bonaparti kishte arritur në majën e shkëlqimit të pushtetit të tij policor në Korçë. Ishte mbiquajtur tashmë si Katani, personazhi i njohur i komisarit të policisë në filmin italian “La Piovra”, dhe me një mbështetje pa rezerva nga Ministri i Rendit Publik Agron Musaraj zotëronte si i plotfuqishëm.

    Me nisje të karrierës në komisariatin e Librazhdit, ku fillimisht u bë i njohur për postbllokun e ngritur nga policia në aksin Korçë-Elbasan-Tiranë e kthim, Pëllumb Korfuzi u transferua me ngritje në detyrë si shef komisariati në Pogradec.

    Ishin vitet e para të asaj periudhe që njihet si “era e demokracisë” në një situatë mish mash të lirisë dhe rendit për shqiptarët. Pasi la proçese gjyqësore në Gjykatën e Faktit në Pogradec për ushtrim dhune, aty nga fillimi i vitit 1995 Pëllumb Korfuzi ngjiti shkallën më të lartë të kryepolicit në komisariatin e Korçës. Aso kohe, kjo detyrë ishte pothuaj me atributet që ka Drejtori i policisë sot, pasi nuk ishte ky funksion në Policinë e Shtetit.

    Korça rreth vitit 1995 kishte një lloj problematike të rendit dhe tensionim social me të ashtuquajturat “banda” rivale dhe Pëllumb Korfuzi u zgjodh si dora e hekurt për të vënë rregull në qendrën e juglindjes. Të paktën kështu e konsideruan funksionarë lokalë dhe deputetë të PD në atë kohë, përderisa e motivuan kërkesën e tyre që komisari i policisë Pëllumb Korfuzi të shpallej “Qytetar Nderi” i Korçës.

    Ky propozim nuk erdhi rastësisht. Katani i Korçës tashmë ushtronte një pushtet policor thuajse absolut. Kishte vënë kontroll mbi rendin, propozoi i pari vendosjen e kamerave të sigurisë në pika kyçe të qytetit duke shtrënguar edhe bizneset të paguanin gara në këtë inisiativë, dhe me një ide të çartur propozoi dhe ngriti grup-seksionet qytetare të informimit për ngjarjet dhe sigurinë e rendit publik.

    “Ishte një takim gati ushtarak për nga gadishmëria dhe nënshtrimi i pjesmarrësve në atë takim që u mbajt në sallën e teatrit Andon Zako Çajupi për formalizimin e grup-seksioneve qytetare. Askush nuk pipëtinte në sallën e mbushur plot, vetëm ishin gati të shpërthenin në duartrokitje frenetike për këtë nismë, teksa Pëllumb Korfuzi i qetë për gjithçka do të miratohej aty, merakun e vetëm kishte me dy përfaqësues të medias së shkruar të ulur në lozhë” kujton gazetari Gëzim Hashimi.

    I vetmi komisar policie që nuk ndalej para askujt dhe për asnjë qëllim të tij në tokën e butë qytetare të Korçës. Derisa synoi titullin honorifik “Qytetar Nderi” duke ditur tashmë se pushteti i tij nuk kishte asnjë rezistencë që ta pengonte në glorifilimin e figurës si komisar Katani.

    Dhe në fakt ndodhi, por siç thuhet maja e malit sjell edhe tatëpjetën. Këshilli bashkiak i Korçës, me vota thuajse unanime e miratoi akordimin e titullit “Qytetar Nderi”. Ndërsa kryetari i bashkisë i asaj kohe Gjergji Gjinko ka lënë shenjën më të fortë të kurajos qytetare duke refuzuar të firmosë vendimin.

    “Zhvillonim mbledhje javore me përfaqësuesit kryesorë të institucioneve për çështjet e rendit dhe sigurisë. Kryetari i bashkisë Gjergji Gjinko ju drejtua këshilltarit Stavri Frashëri dhe i tha që ishte turp i Korçës të vlerësohej Qytetar Nderi një shef komisariati që akuzohej për dhunë. Këshilltari u justifikua që Pëllumb Korfuzi kishte meritë se i doli për zot Korçës duke vendosur rendin publik” kujton një vartës i afërt i Pëllimb Korfizit që ishte i pranishëm në këtë takim.

    “Hakmarrja” e Pëllumb Korfuzit mund të arrinte deri aty sa të dërgonte në qeli edhe vetë kryetarin e bashkisë. “Ishte fillimi i vitit të ri 1996, Korfuzi pasi kishte festuar në Berat me Ministrin Agron Mustaraj, sapo erdhi në Korçë dha urdhër për një ndalim. Kishte parë mjetin e Ndërmarjes të Ujësjellësit të parkuar për arsye pune diku te ish fabrika e lëkurës dhe urdhëroi shoqërimin e inxhinierit. Kur reagoi kryetari i bashkisë Gjergji Gjinko për këtë ndalim duke turbulluar kërkoi edhe shoqërimin e tij nga grupi i gatshëm por ky urdhër nuk u zbatua” tregon oficeri i policisë që mbante komandën e drejtimit pas Pëllumb Korfuzit.

    Nuk vonoi shumë, dhe diku nga muaji shkurt i vitit 1996 Pëllumb Korfuzi, një nga drejtuesit e policisë me dorën më të ashpër të punës në Korçë të largohej përfundimisht nga kryeqendra e juglindjes dhe të mbyllte karierën e tij me bëma të shumta. Korça që ju nënshtrua përkohësisht shfrenimit të një “Napoleoni” policie, e refuzoi për Qytetar Nderi.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Korçë: Nisi drogën 13 vjeç pas humbjes së nënës, sot me metadon

    August 13, 2026

    Zyrtarizohet martesa e Cristiano Ronaldos me Georgina Rodríguez

    August 13, 2026

    Ish-trajneri zbulon detajet nga stërvitja e Edi Ramës

    August 12, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Liqeni i Ohrit, një histori miliona-vjeçare në brigjet e Pogradecit

    August 13, 2026

    Aksident fatal në aksin Çermë-Divjakë, humb jetën drejtuesi 82-vjeçar

    August 13, 2026

    Bilishti dhe gjurmët e hershme të emrit Devoll

    August 13, 2026

    Birra Korça nis shitjet në SHBA, synon zgjerimin në 50 shtete

    August 13, 2026

    LDK tërhiqet nga postet, Abdixhiku pro presidentit konsensual

    August 13, 2026

    Ngjitja e shkallëve ul me 39% rrezikun e sëmundjeve të zemrës

    August 13, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Aksident fatal në aksin Çermë-Divjakë, humb jetën drejtuesi 82-vjeçar

    August 13, 2026

    Birra Korça nis shitjet në SHBA, synon zgjerimin në 50 shtete

    August 13, 2026

    Parandalohet vrasja në Divjakë, 22-vjeçari kapet me silenciator

    August 13, 2026
    Më të klikuarat

    Kujtohet regjisori korçar Emil Bibolli në 61-vjetorin e lindjes

    August 3, 2026

    Skënderbeu teston forcat kundër grekëve të Panetolikos këtë të shtunë

    August 7, 2026

    Humb jetën 30-vjeçari Kërtis Rizvani, mbytet pasi u hodh nga varka në Pogradec

    August 10, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.