Aksident në bulevard “Republika” në qytetin e Korçës.
Burime pranë vendit të ngjarjes bëjnë me dije se drejtuesi i një makine tip “Volkswagen” ka pësuar infarkt gjatë ecjes me makinë dhe është përplasur me një mjet tip “Benz”
Drejtuesi u dërgua me urgjencë në spitalin e Korçës, ku bëhet me dije se është në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.