Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Regjistrimet në Universitetin e Korçës, degët më të kërkuara

    September 1, 2026

    Universiteti i Korçës hap regjistrimet, rritet interesi për TI

    September 1, 2026

    Dy të rinj të arrestuar në Devoll me cannabis në automjet

    September 1, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Pikantet e Tirana-Skënderbeu/ Fjoart Jonuzi nxjerr shpatullën në nxemje, “sherr” mes arbitrave

    Sport September 30, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në stadiumin “Air Albania” për të ndjekur Tirana-Skënderbeu ishin mbi 2000 tifozë. “Panorama Sport” ju sjell të gjitha pikantet.

    Tirana del e para në nxemje, ndërsa menjëherë pas tyre edhe korçarët. Skuadrat stërviten me dritën natyrale, pasi kursehen dritat, që ndozen pak minuta më vonë. -Në tribunë, Jaku që vazhdon i dëmtuar, ndërsa Meta në stol. Jashtë skuadre si zakonisht Kozi.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Nga minuta e parë, Prengaj që dy ndeshjet e fundit i kishte nisur nga stoli. Ai rezultoi deciziv për bardheblutë.

    Shumë pak tifozë korçarë ndjekin ekipin e tyre në tribunën e miqve.

    Stafi teknik i federatës si zakonisht ndjek sfidën Tirana-Skënderbeu.

    Për Shkëmbin, surprizë në stadium, familja dhe vajzat që i urojnë fat për ndeshjen. -Dy presidentët e skuadrave, në tribunë për të ndjekur sfidën e djeshme.

    Shkëmbi proteston ashpër për një goditje të Bismark me bërryl ndaj Micit, por Jorgji mendon se faulli është i mbrojtësit të Tiranës.

    Bardheblutë janë grumbulluar vetëm të dielën, në prag të sfidës me korçarët.

    Si zakonisht tymuese dhe shashka gjatë sfidës së djeshme me tifozët bardheblu që e bëjnë festën gjatë lojës. Në fund skuadra feston me ndeshjen fitoren e parë sezonale.

    Pesë “ish”-ë në ndeshjen e djeshme, por tre në stol dhe dy në fushë. Mici, Shkëmbi, Lilaj dhe Gvozdenoviçi e Doka.

    Jorgji nuk jep një faull në favor të Skënderbeut te hyrja e zonës së Tiranës. Trajneri i Skënderbeut çmendet për vendimin e elbasanasit.

    Në pjesën e dytë Shkëmbi kthen mbrojtjen me 4, duke larguar Micin nga fusha. Zgjidhje taktike edhe pse kapiteni po luante mirë.

    Prengaj shënon golin e dytë dhe shkon të festojë me Shkëmbin. Trajneri si asnjëherë tjetër feston si i çmendur golin që i dha fitoren e parë.

    Dy ndërrime të detyruara për Tiranën, Soler dhe Zharmuni dëmtohen gjatë sfidës. Gjithsesi në ditët në vazhdim do të shihet gjendja e lojtarëve.

    Gjatë nxemjes dhe 10 minuta para se të niste loja, Jonuzi nxjerr shpatullën. Ndërhyjnë mjekët e bardhebluve dhe i çojnë shpatullën nga vend. Lojtari futet në fushë dhe luan rregullisht 90 minuta, madje duke mbajtur shiritin e kapitenit.

    Sherr në fund mes Alias, Dumfur dhe Bajroviçit, por edhe lojtarëve të tjerë. Dyshja kapet për fyti dhe të dy ndëshkohen me të verdhë, ashtu si edhe Jonuzi.

    Tirana kthehet te fitorja zyrtare pas 4 muajsh e 19 ditësh. Triumfi i fundit shënohej në kampionatin e shkuar.

    Në një moment të lojës, Gjumsi dëmtohet, ndërsa Jorgji urdhëron futjen e barrelës. Alla nuk jep lejen dhe kjo bën që dy gjyqtarët të përplasen, me të katërtin duke iu hakërryer e bërtitur: “Sill barrelën”.

    Kryesori i FIFA-s i shkon afër Allës dhe sërish i thotë se çfarë nuk kupton, por më pas lojtari çohet dhe situata qetësohet dhe me Jorgjin që këshillon Gjumsin.

    -Rimal Haxhiu largohet vetëm nga stadiumi, ndërsa pjesa më e madhe e ekipit merr autobusin për në hotel.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Kf_Skënderbeu Sport
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Skënderbeu i Ahmatajt mposhtet nga Dinamo, trajneri reagon

    September 1, 2026

    Skënderbeu regjistron 9 lojtarë të rinj para sfidës me Dinamon

    August 31, 2026

    Ilir Daja vlerëson Skënderbeun: Duhet kujdes maksimal në Elbasan

    August 31, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Regjistrimet në Universitetin e Korçës, degët më të kërkuara

    September 1, 2026

    Universiteti i Korçës hap regjistrimet, rritet interesi për TI

    September 1, 2026

    Dy të rinj të arrestuar në Devoll me cannabis në automjet

    September 1, 2026

    Operacion antidrogë në Devoll, arrestohen dy të rinj

    September 1, 2026

    Nisin hetimet për tre mjekë pas vdekjes së shtatzënës në Pogradec

    September 1, 2026

    Ndryshime në Polici: Luigj Vathi merr drejtimin e Kufirit në Korçë

    September 1, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Regjistrimet në Universitetin e Korçës, degët më të kërkuara

    September 1, 2026

    Universiteti i Korçës hap regjistrimet, rritet interesi për TI

    September 1, 2026

    Dy të rinj të arrestuar në Devoll me cannabis në automjet

    September 1, 2026
    Më të klikuarat

    Ndërron jetë mjekja infektologe Sabahet Dedja

    August 26, 2026

    Ardit Konomi vlerësohet për përvojën dhe integritetin në Korçë

    August 29, 2026

    Dëmtohet Kisha e Shën Thanasit në Sinicë të Korçës

    August 26, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.