DVP Korçë/Procedohen në gjendje të lirë 4 shtetas për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:
U. Z., 60 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se i ka dëmtuar murin mbajtës të banesës dhe ka futur materiale të ndryshme në bodrumin e banesës së komshiut, pa dijeninë e tij;
V. Q., 42 vjeç, banues në fshatin Bishnicë, Pogradec, pasi u kap duke transportuar me një automjet tip furgon, një sasi dru zjarrit, të prerë në mënyrë të paligjshme;
T. B.(Gj)., 53 vjeçe, banuese në fshatin Çërravë, Pogradec, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë nëpërmjet telefonit, një 53-vjeçare.
Gjithashtu po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe vijon puna për kapjen e shtetases K. B., 26 vjeçe, banuese në fshatin Çërravë, Pogradec, pasi dyshohet se i ka marrë pa të drejtë bashkëjetuesit të saj, dy fëmijët e tyre të mitur, të moshave 5 dhe 2 vjeçe.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


