Disa të rinj nga qyteti i Pogradecit janë konfliktuar në një lokal. Debati ka nisur për motive të dobëta dhe ka agravuar deri në përplasje fizike.
Fatmirësish ska të lënduar rëndë. Ndaj 2 personave ka nisur procedimi penal.
Njoftimi i policisë;
DVP Korçë/Procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas, për veprën penale të dhunës
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit S. S., 29 vjeç dhe M. S., 31 vjeç, banues në Pogradec, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, në një lokal, në lagjen nr. 2, Pogradec.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


