Pogradec: Zjarr Shkrumbon Ambientet e Një Lokali, Dyshohet Defekt Elektrik
Mbrëmjen e kaluar, një zjarr ka përfshirë ambientet e brendshme të një lokali në pronësi të shtetasit K. K., në Pogradec, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Sipas Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, dyshohet se zjarri ka shpërthyer për shkak të një defekti në sistemin elektrik të godinës.
Aktualisht, po zhvillohen hetime për të dokumentuar me prova ligjore shkaqet e rënies së zjarrit dhe për të vlerësuar dëmet e shkaktuara në pronë.
Njoftimi i policisë;
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Mbrëmjen e djeshme, dyshohet se për shkak të një defekti në sistemin elektrik të godinës së lokalit të shtetasit K. K., në Pogradec, ka rënë zjarr në këtë objekt. Si pasojë janë djegur pjesërisht ambiente të brendshme të lokalit. Po hetohet për të dokumentuar me prova ligjore shkakun e rënies së zjarrit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.