Panairi i turizmit Expocity Albania që po mbahet në Tiranë Sheshi Italia nga dje dhe sot ka edhe pjesëmarjen e bashkisë Pogradec.
Burime zyrtare të saj kanë bërë me dije se në këtë panair janë paraqitur zonat turistike, historike, kulturore e natyrore që duhet të vizitoni dhe disa prej operatorëve më të mirë turistikë, bashkë me kantinat e verës dhe artizanët.
Oferta tursitike e Pogradecit në këtë panair është paraqitur në mënyrë dinjitoze dhe interesi ka qënë mjaft i lartë.