Mateo Panadiç, sulmuesi është larguar dje paradite nga skuadra e Pogradecit. Lajmin e “divorcit” e konfirmojnë jo vetëm burimet pranë klubit pogradecar, por dhe vetë sulmuesi kroat.
“Tani e tutje nuk do të jem më pjesë e Pogradecit. Në skuadër, në këtë periudhë tranzicioni ndodhën shumë ndryshime. U larguan shumë lojtarë dhe drejtuesit e rinj morën këtë vendim.
Sa i përket të ardhmes sime, jam duke shqyrtuar disa opsione dhe së shpejti do të vendos se ku do të luaj”.