Lejonte transportin e lëndëve narkotike drejt Greqisë, Prokuroria Korçë dërgon në gjyq ish–shefin e Sektorit tëShërbimeve në Drejtorinë e Kufirit dhe bashkëpunëtorin
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë dërgon në gjyq ish shefin e Sektorit tëShërbimeve në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit, S.P. dhe shtetasin E.G. për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim parashikuar në nenin 283/a/2 i Kodit Penal.
Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.1207 tëregjistruar pas informacioneve të mbërritura në rrugëoperative se punonjësi i policisë, Kryekomisari S. P., me detyrë Shef i Sektorit të Shërbimeve në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, është i përfshirë në veprimtari të kundërligjshme të trafikimit të lëndëve narkotike, prokuroria provoi se ky shtetas në bashkëpunim me shtetasintjetër të hetuar, E.G. lejonte transportimin e lëndëve narkotike drejt Greqisë nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë.
Ky punonjës policie me veprime konkrete dhe në kundërshtim me atributet që i jep ligji, ka bashkëpunuar duke favorizuar shtetasin L.L. në kalimin e kufirit në Kapshticë pa i’u nënshtruar kontrollit kufitar, duke urdhëruar dhe ndikuar tek vartësit e tij që mos kryenin kontroll. Shtetasi në fjalë, u kap më pas nga pala greke me 26 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sattiva.
Nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, rezultoi e provuar se këta shtetas në bashkëpunim me shtetasin L.L. të arrestuar nëGreqi dhe persona të tjerë të paidentifikuar kanë realizuar njëqëllim të përbashkët kriminal duke bërë të mundur trafikimin nga territori i Republikës së Shqipërisë drejt Greqisë, të njësasie lënde narkotike të llojit Cannabis Sativa, e ndarë në 27 pako, e cila nëse do të hidhej në treg, do të sillte përfitime monetare për organizatorët e kësaj veprimtarie nga 75.000 –117.000 euro.