Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    “Policia godet fukarenjtë” – shkrim i fortë kunder policisë së Korçës

    Opinion September 16, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Operacioni “Tempulli” nga i cili u arrestuan 233 persona bashkë me “Ujkun e Cerrikut”, i cili për ironi të fatit është edhe pa dhëmbë.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Ky aksion është copy paste i nja tre a më shumë aksioneve të kryera nga Policia e Korçës, ku përdorues të cilët shkëmbejnë “MALL” njëri me tjetrin na shiten si tregëtar të mëdhenj të lëndëve narkotike, apo Grosista, dhe mediat më pas i trumbetojnë sikur janë Trafikantë, dhe po ti shofësh familjet e tyre në ditë të hallit, në kushte të vështira ekonomike, me prindër të cilët janë të sëmurë ca nga jeta dhe ca nga hallet që i kanë zënë me të pjellët e tyre, janë në kushtet e mbijetesës.
    Policia e shiti aksionin si arritje të madhe e cila për mendimin tim nëse policia ka këllqe duhet të shkojë tek burimi, tek pronarët e vërtetë, tek ata të cilët për të fituar lekë po helmojnë fëmijët me lloj e soj pisllëqesh dhe përzierjesh që në shkollën nëntëvjecare.
    Por kjo shfaqje e shëmtuar e policisë, me njerëz hallexhinj që shiten për tregëtarë të fuqishëm, dhe nga kontrolli personal nuk iu gjenet asnjë qindarkë në xhepa, i leverdis edhe prokurorisë e cila legjitimon disa veprime stimuluese të cilat bien në kundërshtim me parashikimet proceduriale, ku është selektive dhe nuk përdor të njëjtin standart edhe me ata të cilët bëhen “Pendito” dhe shesin shokët e tyre, dhe më pas edhe nga ana e Gjykatës e cila për fajin e saj të keq është vendosur në shënjestër të Politikës, të Qytetarëve dhe të Hallexhinjëve, legjitmion me vendimet e saj veprimet e kryera nga ana e policisë gjoja nën udhëheqjen e Prokurorisë.
    Në një shtet normal me një drejtësi funksionale, në shtetin e së drejtës nëse kemi këto lloj hetimesh kaq të zgjatura në afate , do të kishim të arrestuar edhe Bossat e vërtetë të kësaj tregëtie, por ata nuk preken , përderisa ata nuk preken të bën të mendosh se janë ortakë me ata të cilët arrestojën këta hallexhinj, dhe kjo ndodh gjithmonë kur ne kemi ndërrime të krerëve, një analizë e kësaj logjike të bën të mendosh se kemi të bëjmë me kontrollin e territorit dhe nxjerrje nga tregu të atyre që bëjnë pa fshirë atyre të cilët nuk bëjnë pjesë në librin e taksave që mblidhen në fund të muajt.
    Për ata të cilët nuk e dinë se ku ndryshon një TRAFIKANT me një SHITËS, po i them dy fjalë që të mësojnë dy gjëra , ose ato të cilat nuk i dinë është më mirë të pyesin.
    TRAFIKANTI sipas ligjvënësit tonë është: “Importimi, eksportimi, tranzitimi dhe tregtimi, në kundërshtim me ligjin, i substancave narkotike ose psikotrope, si edhe i farërave të bimëve narkotike, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.”
    “SHITËSI” sipas ligjëvënsit tonë është: ” Shitja, ofrimi për shitje, dhënia ose marrja në çdo formë, shpërndarja, tregtimi, transportimi, dërgimi, dorëzimi, si dhe mbajtja, përveç rastit të përdorimit vetjak dhe në doza të vogla, të substancave narkotike dhe psikotrope, si edhe i farërave të bimëve narkotike, në kundërshtim me ligjin ose në kapërcim të përmbajtjes së tyre, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.”
    Pra janë dy raste të cilat nuk kanë asnjë lidhje me njëra tjetrën dhe mos u sillni me këtë shtresë në këtë mënyrë, ku policia dhe prokuroria i përdor këta njerëz thjesht për STATISTIKA dhe media i përdor për të marë KLIKIME.

    Shkruar nga Esmerald Xhafa

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Narcizmi në Shqipëri: kur abuzimi shitet si autoritet dhe trashëgohet si vlerë

    January 10, 2026

    Kapshticë/ Kapet në kufi 41-vjeçari në kërkim për ndihmë në kalimin e paligjshëm të kufirit

    December 31, 2025

    Korçë | Arrestime dhe procedime penale për vjedhje, dhunë në familje, konflikte dhe baste sportive

    December 29, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Një djalë maliqar në krye të burgjeve, Klevis Qose rritet në detyrë 

    March 20, 2024

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025

    Besa Spaho, vajza që u rrit në PS, profesionistja që kërkon parlamentin

    March 13, 2025
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.