Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Gjergji Çikopana feston ditëlindjen, 14 vite drejtues në Korçë

    September 6, 2026

    Themistokli Gërmenji dhe ngritja e Republikës Autonome të Korçës

    September 6, 2026

    Fluks dhe radhë në Kapshticë, çmimet në Greqi shtojnë lëvizjet

    September 6, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Presidenca dhe bashkia motivojnë ekipin dhe tifozët. Pogradeci “eksod” drejt Elbasanit, superpremio për “kokën” e Besës

    Aktualitet April 28, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ditë vendimtare për qytetin e Pogradecit. Edhe gjithë vëmendja është përqendruar në “Elbasan Arena”, ku mezi presin suksesin e radhës së skuadrës së drejtuar nga trajneri Ardian Mema. Pas suksesit në Burrel, liqenorët kërkojnë edhe “kokën” e Besës në finale e “play off”-it, takim i cili do të luhet sot në orën 17:00 në stadiumin “Elbasan Arena”.

    Për momentin, skuadra pogradecare po kalon një moment pozitiv, gjë e cila është përkthyer në rezultate që askush nuk i kishte menduar në fillim të sezonit, ku liqenorët vinin nga Kategoria e Dytë në të Parën. Pa dyshim, ky progres i futbollit pogradecar ka ardhur edhe nga investimet e kryera nga presidenti i klubit, Armando Lilo, i cili në merkaton e dimrit bëri disa afrime cilësore. Motivimi i presidencës nuk i ka munguar skuadrës as në këtë fundkampionati, duke shpërblyer lojtarët për fitoret e arritura. “Panorama Sport” mëson se për fitoren në finalen e parë të “play off”-it ndaj Burrelit, presidenti Lilo ka shpërndarë një premio rreth 15 mijë euro për skuadrën. Pa diskutim, shpërblimi nuk do u mungojnë liqenorëve edhe për ndeshjen e sotme me Besën, shifër e cila pritet të jetë shumë më e lartë se ajo që presidenti shpërndau për skuadrën pas fitores kundër matjanëve.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Organizimi– Presidenca e klubit, si dhe Bashkia e Pogradecit, nuk do të kursehen as për tifozët, ku pritet një transfertë masive drejt Elbasanit në mbështetje të skuadrës. Drejtuesit kanë vendosur autobusë pa limit për tifozët që duan të udhëtojnë nga Pogradeci drejt Elbasanit. Jo vetëm udhëtimi, por edhe hyrja në stadium e tifozëve pogradecarë do të jetë falas, pasi janë drejtuesit ata që do t’i shlyejnë të gjitha shpenzimet, vetëm e vetëm që ekipi ta ketë mbështetjen e duhur ndaj Besës.

    Në qytetin liqenor prej ditësh janë bërë gati për këtë ndeshje kaq të rëndësishme. Protagonistët e Pogradecit, në prononcimet dhe postimet e bëra në ditët e fundit, kanë shprehur optimizëm se do ta kalojë edhe Besën. Sot, duke filluar nga ora 14:00, nisja e tifozëve do të bëhet nga ambientet e stadiumit të Pogradecit.

    Prej ditësh motoja e pogradecarëve është: Së bashku, më të fortë se kurrë!

     

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    bashkë më të fortë djathtas kf pogradeci kryesore liqenoret pogradec Sport
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Gjergji Çikopana feston ditëlindjen, 14 vite drejtues në Korçë

    September 6, 2026

    Themistokli Gërmenji dhe ngritja e Republikës Autonome të Korçës

    September 6, 2026

    Fluks dhe radhë në Kapshticë, çmimet në Greqi shtojnë lëvizjet

    September 6, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Gjergji Çikopana feston ditëlindjen, 14 vite drejtues në Korçë

    September 6, 2026

    Themistokli Gërmenji dhe ngritja e Republikës Autonome të Korçës

    September 6, 2026

    Fluks dhe radhë në Kapshticë, çmimet në Greqi shtojnë lëvizjet

    September 6, 2026

    Zjarr në Krastë të Elbasanit, neutralizohen flakët

    September 6, 2026

    Avni Kallo mban gjallë zanatin e vjetër të thuprës në Korçë

    September 6, 2026

    Skënderbeu në volejboll për femra synon titullin kampion

    September 6, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Gjergji Çikopana feston ditëlindjen, 14 vite drejtues në Korçë

    September 6, 2026

    Fluks dhe radhë në Kapshticë, çmimet në Greqi shtojnë lëvizjet

    September 6, 2026

    Avni Kallo mban gjallë zanatin e vjetër të thuprës në Korçë

    September 6, 2026
    Më të klikuarat

    Keni bombol gazi në shtëpi? – ja këshillat e specialistëve

    November 5, 2024

    Turizmi në Vlorë/ 8 atraksionet kulturore dhe natyrore që duhet ti vizitoni patjetër

    April 17, 2023

    Luigj Vathi emërohet drejtor i ri i Kufirit në Korçë

    August 31, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.