Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Pse Berisha vijon t’i poshtërojë ish-të përndjekurit politikë?

    Opinion January 20, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Pasi i ndau, i rrahu, i shau, i keqpërdori, i akuzoi, i linçoi, i futi në konflikt dhe përçarje me njëri-tjetrin, nuk i dëmshpërbleu, u dha pronat e tyre komunistëve, i bëri pis një pjesë të tyre për herë të dytë ngjashëm me metodat e sigurimit të shtetit, duke përdorur dosjet për armiqtë dhe duke i mbajtur fshehurazi për ‘miqtë’, Berisha mblodhi sot një pjesë të të përndjekurve politikë dhe i poshtëroi publikisht.

    Duke krahasur të pakrahasueshmen, i tha se vuajtja dhe burgimi i tyre dikur është i ngjashëm me atë të Ilir Metës sot. Më shumë se sa fyerje, kjo është tallje, më shumë se sa të evidentohet, kjo duhet të përçmohet, por, kur bëhet për atë që ka pasur shumë në dorë dhe ka bërë kaq pak, pa reagim nuk mund të lihet.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Poshtërimi nuk ka anë e udhë, kur krahason vuajtjen e tyre nga një prej regjimeve më të egra të krejt Evropës, që s’kishte as din e as iman, as logjikë e as derman, as mëshirë e as ndjenjë, sepse ishte pjellë e shejtanit, me ‘vuajtjen’ e një politikani si Ilir Meta, për të cilin, thuajse, e gjithë shoqëria shqiptare dakordëson se është i korruptuar, edhe sikur gjykata t’i japë certefikatë ‘virgjërie’, që ka gjasa të ngjajë aq sa shanse ka gomari të fluturojë.

    Nga këto fyerje për një shtresë të tërë shoqërore, vetëm Sali Berisha mund të bëjë. Ndiej keqardhje edhe për ata bashkëvuajtës që ia dinë për nder këtij ish-sekretari partie në qeverisjen e tij të parë se iu gjeti nga një vend pune si polic apo pozicione të ngjashme.

    Përtej respektit për profesionin, edhe në ato vende, i vendosi për t’i poshtëruar, për t’i futur në konflikt me pjesën tjetër të shoqërisë, për të mbajtur peshën e korrupsionit dhe të keqqeverisjes. Por të gjitha mund t’i faleshin dhe t’i bëheshin kabull përveçse këtij krahasimi të vuajtjes së tyre me këtë të një hajduti të certefikuar me zë dhe figurë si Ilir Meta. Me pak fjalë, u tha që ju jeni hajdutë si ai.

    Kjo nuk mund të falet. Kjo meriton të dënohet, në zgjedhje të mosvotohet dhe pushtetin të mos e shoh kurrë me sy.

    Namir Lapardhaja

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Nga Pogradeci, ministri i Bujqësisë: Do të ketë dëmshpërblim për fermerët e prekur nga përmbytjet

    January 19, 2026

    Narcizmi në Shqipëri: kur abuzimi shitet si autoritet dhe trashëgohet si vlerë

    January 10, 2026

    Kapshticë/ Kapet në kufi 41-vjeçari në kërkim për ndihmë në kalimin e paligjshëm të kufirit

    December 31, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026
    Më të klikuarat

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    “Poli i Dijes” në Korçë drejt përfundimit, një hapësirë moderne për studentët

    March 4, 2025

    Fatos Olldashi/ Mjeku pogradecar që shëron Hernien Diskale  

    January 1, 2024
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.