Rajoni juglindor prej vitesh është kthyer në një atraksion turistik për shumë vizitorë, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ata kanë çfarë të vizitojnë në të katërta stinët, në një rajon që ofron kulturë, trashëgimi, kulinari, peisazhe fantastike dhe mikëpritje me bollëk.
Një destinacion i preferuar është edhe Kolonja. Siç shkruan kryeministri i vendit, Edi Rama, një perl si kompleksi i “Mezinit” i është shtuar Leskovikut, për të mirëpritur vizitorët këtë verë.
“Perlave të Shelegurit në Leskovik i është shtuar edhe kompleksi i ri “Mezini”, gati të mirëpresë turistët e huaj e vizitorët vendas
Kolonja, falë edhe lidhjes së shpejtë me rrugën e re, po bëhet hap pas hapi një nga atraksionet e veçanta turistike, me Rehovën, Borovën, Lixhat e Sarandoporit, kishat e vjetra dhe natyrën e bekuar #VetëmPërpara”, shkruan kryeministri.