Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Vjedhjet në Korçë: Arrestohet një 18-vjeçar, i dyti në kërkim

    September 9, 2026

    Moti në Korçë dhe Pogradec, rrebeshe shiu dhe ulje temperaturash

    September 9, 2026

    Kush është Ron Yeffet dhe e kaluara e tij e biznesit

    September 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Rosicat – festa e veçantë e grave të Boboshticës

    Aktualitet May 30, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Gratë dhe vajzat e fshatit të njohur turistik të Boboshticës vazhdojnë të ruajnë festën e Rosicës, festë e cila ka nisur më shumë 2000 vite më parë, me ringjalljen e Jezu Krishtit.

    Prej asaj kohe sipas Vera Gjergo kjo festë kremtohet në fshatrat e Boboshticës, Drenovës dhe Polenës

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    “Është një festë që bëhet 3 javë pas ringjalljes të Krishtit, quhet Rosicat, nëna Shën Meri nga gëzimi ditën e 20 mblodhi shoqet, gatoi gjëra të ëmbla dhe të nesërmen bëri festë të madhe. Ne këtë e mbajmë brez pas brezi” u shpreh Vera Gjergo.

    Pjesë e festës janë edhe gatimet tradicionale, kryesisht gatime të ëmbla.

    “Dalim nëpër fshat, derë më derë, këndojmë, ftojmë të na japin mall, miell, sheqer, vezë, gjalpë, vaj, mblidhemi të gjitha dhe gatuajmë. Me pare gatuaj në shtëpi tani u bënë lokalet, vijmë me lokale. Bëjmë bukuvale, edhe petulla. E të tjera sipas qejfit” – u shpreh një tjetër.

    Brez pas brezi është ruajtur kjo traditë tek gratë boboshtare.

    “Unë jam e re dhe vazhdoj të ndjek traditën e mamave tona. Ma ka lene amant, ta ndjekësh çupë për çdo gjë. Ua transmetoj e të tjerëve. Shumë, po mungojnë, nuk janë. Kanë ikur të gjitha“- tha Donika Banbulli.

    Ditën e sotme pjesë e kësaj feste janë bërë jo vetëm gratë e vajzat që jetojnë në këtë fshat por edhe ato të cilat janë larguar në qytete të ndryshme të Shqipërisë si dhe të tjera që jetojnë në emigracion

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Boboshticë djathtas Korçë kryesore slide slide. djathtas
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Vjedhjet në Korçë: Arrestohet një 18-vjeçar, i dyti në kërkim

    September 9, 2026

    Moti në Korçë dhe Pogradec, rrebeshe shiu dhe ulje temperaturash

    September 9, 2026

    Kush është Ron Yeffet dhe e kaluara e tij e biznesit

    September 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Vjedhjet në Korçë: Arrestohet një 18-vjeçar, i dyti në kërkim

    September 9, 2026

    Moti në Korçë dhe Pogradec, rrebeshe shiu dhe ulje temperaturash

    September 9, 2026

    Kush është Ron Yeffet dhe e kaluara e tij e biznesit

    September 9, 2026

    Juristja Xhezide Selimi ndryshon emrin dhe bëhet Zana

    September 9, 2026

    Konstituimi i Kuvendit të Kosovës: Seanca vendimtare më 9 shtator

    September 9, 2026

    Rezultatet e PISA 2025: Shqipëria mbetet nën mesataren e OECD

    September 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Vjedhjet në Korçë: Arrestohet një 18-vjeçar, i dyti në kërkim

    September 9, 2026

    Pagat në Korçë mbeten ndër më të ulëtat në Shqipëri

    September 8, 2026

    Aksident në unazën e Korçës, përplasen dy automjete

    September 8, 2026
    Më të klikuarat

    Keni bombol gazi në shtëpi? – ja këshillat e specialistëve

    November 5, 2024

    Kërkimet për Nikolin Tarushën, policia ngre postoblloqe në Korçë

    September 4, 2026

    Ndahet nga jeta nëna e aktivistit të njohur në Maliq

    September 4, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.