Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Katërshja e Kembrixhit: Studentët elitarë që spiunuan për Moskën

    August 3, 2026

    Reforma territoriale dhe përplasjet për kompetencat e bashkive

    August 3, 2026

    Evolucioni i kërkimeve mbi ADN-në dhe dilemat etike të shkencës

    August 3, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Shfaqet në Pogradec premiera e dokumentarit “Rikthimi i Zonjave”, i cili rrëfen historinë e grave të persekutuara në komunizëm

    Aktualitet September 20, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në kuadër të Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë, i cili zhvillohet për të 15-in vit radhazi në qytetin e Pogradecit, u mbajt premiera e dokumentarit “Rikthimi i Zonjave”.

    Ky dokumentar ka në qendër vuajtjet dhe historikun e mundimshëm të grave në periudhën e komunizmit. Nëpërmjet rrëfimit të Fatime Haxhillari nga Arrza e Devollit, përcillet me saktësi udhëtimi i dhimbshëm që kaluan gratë e internuara në kampet famëkeqe të persekutimit në Shqipëri.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    E mbijetuara e kampeve të Tepelenës, Valiasit dhe Kodër-Kamzës, sot në moshën 90-vjeçare, nëpërmjet këtij dokumentari rrëfen jetesën e vështirë që zonjat e dikurshme patën fatin e hidhur të kalonin.

    Ky prodhim sjell në ekran kujtesën e një brezi grash të cilat, pavarësisht dhimbjes dhe vuajtjeve, mbetën shembuj të qëndresës dhe dinjitetit njerëzor.

    Producenti i dokumentarit, njëherazi edhe nipi i personazhit kryesor të tij, rrëfen se ideja për këtë prodhim lindi që në fëmijëri, nga tregimet e familjes. Pikërisht këto kujtime e shtynë jo vetëm të mbledhë dëshmi dhe rrëfime të të mbijetuarve, por edhe të hulumtojë në arkivat e shtetit, duke u përqendruar në dokumentet e Sigurimit të Shtetit, për metodat çnjerëzore të Diktaturës.

    E lindur në internim, vajza e Fatimes tregon përjetimet e saj gjatë transmetimit të dokumentarit, të cilin e përshkruan si rrëfim të jetës së saj.

    Në hollin e kinemasë u shfaq gjithashtu për herë të parë gjithë dokumentacioni i survejimit të Ish Sigurimit të Shtetit për Familjet Nurçe dhe Haxhillari, gjithashtu dhe fotografi të ruajtura me fanatizëm nga familja që dokumentojnë kalvarin e mundimshëm të kampeve famkeqe të interrnimit.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Reforma territoriale dhe përplasjet për kompetencat e bashkive

    August 3, 2026

    Evolucioni i kërkimeve mbi ADN-në dhe dilemat etike të shkencës

    August 3, 2026

    Rita Ora mesazh nga Ohri: Krenare për origjinën time shqiptare

    August 3, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Katërshja e Kembrixhit: Studentët elitarë që spiunuan për Moskën

    August 3, 2026

    Reforma territoriale dhe përplasjet për kompetencat e bashkive

    August 3, 2026

    Evolucioni i kërkimeve mbi ADN-në dhe dilemat etike të shkencës

    August 3, 2026

    Rita Ora mesazh nga Ohri: Krenare për origjinën time shqiptare

    August 3, 2026

    Fluks në Portin e Vlorës: Rreth 2700 pasagjerë gjatë fundjavës

    August 3, 2026

    SPAK zbulon kështjellën 2.6 milionë euro të Ermal Beqirit

    August 3, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Protesta e “Revolucionit Flamingo” vijon çdo ditë në Korçë

    August 2, 2026

    Fluks në Kapshticë dhe Qafë Thanë nga turistët dhe emigrantët

    August 2, 2026

    Protestë në Maliq: Banorët kundërshtojnë bashkimin me Korçën

    August 2, 2026
    Më të klikuarat

    Kur Korça kishte pesë dogana dhe fluturime drejt Romës: harta e harruar industriale e qytetit

    July 30, 2026

    Banorët e Maliqit kundërshtojnë shkrirjen e bashkisë

    July 31, 2026

    Celular në qeli / Laert Haxhiu kapet sërish në burgun e Drenovës

    July 31, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.