Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Si u hap shkolla shqipe në Korçë? Lexo më shumë

    Histori September 16, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Shkolla shqipe u hap me lejen e Stambollit dhe me mbështetjen e zyrtarëve osmanë në Korçë

    Nga: Mësuesi Naum Dhimitër Naçi, i njohur më shumë si Nuçi Naçi (Revista “Diturija”, mars 1927)

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Nga vitin 1877 gjer 1885 çéshtja kombiare morri shpirt e trup, edhe shoqërira që u-filluan në Stamboll, në Bukuresht, zun’ e shtypnin libra e gazeta në gjuhën amtare.

    Në gjithë qytetet e mëdhenj të Shqipërisë u-dërguan ftime me këshilla që të kërkojnë mësonjetore për të kënduar vegjëlia gjuhën shqipe.

    Shqiptarët që kishin themeluar shoqërinë shqiptare në Stamboll arritnë të marrin nga Ministri e Arësimit të Turqisë leje për të çelur shkollë private në gjuhen shqipe, në Korçë.

    Leja u dha mbi emërin e te ndjerit Pandeli Sotiri nga Selckë e Përmetit

    Shoqëria e Bukureshtit “Drita” u-muarr vesh me atë të Stambollit që, më parë të përdornin masa të buta me njerëzit që atëherë kishin ndjenja te tjera, si edhe me kryetar e kishës, Dhespotët e atëhershmë, që të viret gjuha shqipe ne shkollat qe sundoheshin prej Patrikanës.

    Këshilla bashkë me Dhespotin e asaj kohe (Fillotheos) së pari thanë se munt të bëhej pun’ e tillë, por me pas thanë se duhej leje nga Patriku. Leja u kërkua, po përgjigjeja ishte që nuk mundeshe të pranohej në shkollat e komunotetit të Korçës një gjë e tillë, masi nuk rrithte nga dëshirë e popullit, por nga disa njerëz të blerë prej propagandës Austriake, e nga disa Protestanë!

    Kjo gjë shkaktoi grindje midis këshillit dhe anëtari i saj Jovan Kosturi, u largua nga mbledhja.

    Si u-vërtetuan atdhetarët se me anë të Mitropolisë s’behej as gjë e dobishme, atëhere dërguan edhe thërriten Pandeli Sotirin, qe akoma s’ishte nisur nga Stambolli. Në mbarim të vitit 1885 çeli shkollën të parë shqipe për djem e vajza ne Korçë. Mytesarrif i Korçës atë kohë ishte Mahmud Pashë Elbasani, i cili e përkrahu idenë kombëtare

    Ndërtesa e vëllazërisë Kristaq Terpo – që sot është shkollë Normale e vajzavet – në pllate të Shëngjergjit, u-çel për shkollë. Këtë ndërtesë ashtu si është edhe sot, e përmendure vëllazëri e pati blerë prej komunotetit orthodoks disa vjet më parë, dhe komuniteti e kish marë për shkak borxhi nga Drenovari Kunxho. Asi kohe kjo godin u-ble për 480 lira turke; sot vlefta e saj arin gjern 3,000 napolona dhe është e falur nga e përmendura vëllazëri që të përdoret për shkollë.

    Aty nisë të nepëshin të parat ditë mësimet e gjuhës shqipe nga Pandeli Sotiri; për vitin shkollar 1885-1886 pati ndihmës z. Thanas Sina nga Postenani i Leskovikut, edhe për gjuhën turqishte avukat Ibrahim Efendinë.

    Si ky vit i fillimit ashtu edhe viti 1886-1887 pati nxënës, çupa e djem, afëro 200.

    Intrigat e Mitropolisë dhe Patrikanës shtrënguanë Pandeli Sotirë të hiqet, pa ardhur funt i vitit 1887.

    Pandeli Sotiri kishte grua greke nga Fanari; ajo e shgrëngojti të largoneshe së këtejmi. Shkolla mbeti në duart e z. Thanas Sinës. Pandeliu u-hoq në Stamboll ku, pas ca kohësh, gjeti vdekjen të tmeruarë: E kishin flakur nga penxheret e shtëpisë ku rinte, tre katesh; thonë se këtë vdekje të tmeruarë j’i përgatiti e shoqja edhe i vjehrri. / Kolibri.al

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Korçë kryesore
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Një djalë maliqar në krye të burgjeve, Klevis Qose rritet në detyrë 

    March 20, 2024

    Besa Spaho, vajza që u rrit në PS, profesionistja që kërkon parlamentin

    March 13, 2025

    “Artisti i Merituar” Jani Riza, 35 nga largimi i tij “pabesisht” nga skena dhe ekrani

    October 24, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.