Skënderbeu humbet në Laç / Shikoni renditjen provizore ku ndodhen korçarët
Edhe pse duhen edhe dy ndeshje të tjera që të përfundojë java e 8-të, takime që do të luhen duke filluar nga ora 18:00 e mbrëmjes së sotme, renditja provizore e rendit Skënderbeun në vendin e 4-t të superligës.
Bardhekuqtë humbën në ndeshjen e përfunduar pak momente më parë ndaj kurbinasve, por që gjithsesi nuk është se lëshojnë shumë vende. Laçi me këtë fitore ngjitet në vendin e dytë të renditjes dhe Skënderbeu ngelet në kuotën e 12 pikëve.
Pas dy javësh Skënderbeu do të presë në shtëpi Vllazninë.
Në mbrëmje luhen edhe dy ndeshjet e fundit të kësaj jave që ne po i sjellim më poshtë grafikisht, ndërkohë që po sjellim edhe renditjen provizore të superligës.
KALENDARI JAVA 8
E PREMTE – 06 TETOR 2023
ORA 14:00 EGNATIA – DINAMO 3-0
E SHTUNË – 7 TETOR 2023
ORA 14:00 VLLAZNIA – TIRANA 0-1
E DIEL – 8 TETOR 2023
ORA 14:00 LAÇI – SKËNDERBEU 2-0
ORA 18:00 PARTIZANI – KUKËSI “ARENA E DEMAVE”
ORA 18:00 TEUTA – ERZENI “NIKO DOVANA”