Kur kanë mbetur edhe 3 javë nga fundi i kampionatit shqiptar të futbollit, Skënderbeu është më pranë se kurrë mbijetesës. Me fitoret e arritura në ndeshjet e fundit, korçarët kanë dalë nga zona e ftohtë e renditjes dhe momentalisht pozicionohen në vendin e 6 në klasifikim, por diferenca e pikëve me vendin që rrezikon rënien është vetëm 1 pikë. Ky pozicion mbahet aktualisht nga Tirana, që është kundërshtari i radhës për Skënderbeun.
Skënderbeu gati për Tiranën
Skuadra korçare mbyll përgatitjet për ndeshjen e së shtunës
Skënderbeu luan të shtunën një nga ndeshjet më vendimtare të këtij sezoni. Korçarët presin në shtëpi një rival direkt për mbijetesën si Tirana. Diferenca mes dy skuadrave në tabelën e klasifikimit është vetëm një pikë, ndaj dhe fitorja është detyrim për secilën skuadër. Nisur nga këto rethana pritet një përballje e zjarrtë si në fushën e lojës, ashtu edhe në tribuna. Ditën e sotme bardhekuqtë kanë mbyllur përgatitjet për këtë ndeshje dhe trajneri Ernest Gjoka në konferencën për mediat shprehet se ekipi do japë maksimumin.
Sinkron Ernest Gjoka Trajner i Skënderbeut
Tekniku bardhekuq ka edhe një thirrje për tifozët duke i ftuar të mbështesin ekipin ne ketë ndeshje delikate.
Sinkron
Ndeshja Skënderbeu-Tirana do të zhvillohet të shtunën më 12 prill në stadiumin e Korçës. Dueli do të startojë në orën 16:00 dhe është i vlefshëm për javën e 34 të Abissnet Superiore.


