Skëndërbeu me forcën e një grupi cilësor që në miqësore, fitore 2-0 ndaj Ohrit.
Skënderbeu po synon të krijojë një grup mjaft cilësor, siç e vërtetoi edhe në ndeshjen miqësorë të zhvilluar dje në stadiumin e Korçës ndaj maqedonasve të Voska Sport.
Bardhekuqtë dominuan këtë ndeshje, të cilin e fituan me shifrat 2-0 ndaj skuadrës së qytetet të Ohrit. Shaqe dhe Rashica në pjesën e parë, i dhanë suksesin 2-0 ekipit të Gvozdenoviç, i cili duket se po bën gjithçka mirë që në startin e sezonit.
Skënderbeu ka nisur prej disa ditësh stërvitjet nën urdhrat e trajnerit Ivan Gvozdenoviç, duke përgatitur sezonin në Kategorinë Superiore. Korçarët janë ende jo plotësisht të formatuar, pasi priten afrime në radhët e tyre në ditët e ardhshme.